Celebrities Gossip Showbiz

Cila është ‘Latina’ e 2Ton?

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Vetëm pak më parë, 2Ton ka publikuar këngën e tij më të re ‘Latina’ duke na sjellë diçka pak më ritmike në këto ditë të ftohta, ku për tekstin dhe melodinë e këngës është kujdesur vetë reperi.

Disa javë më parë me anë të një postimi në Instastory, reperi publikoi një foto ku, teksa tregoi se ndodhej në studio duke punuar për të sjellë projekte te reja muzikore, krahas zbuloi se ndodhej në “vendin e tij magjik”. Në këtë mënyrë e paralajmëroi projektin më të fundit muzikor 2Ton që ishte tepër i veçantë dhe patriotik. Me rastin e festave të Nëntorit, reperi publikoi këngën “Shqipe”, e cila ka mbi 2 milion klikime.

Ndërkohë, reperi vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.