#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Cilët janë personazhet më të vështirë për t’u intervistuar për Andi Vrapin?!

Gazetari simpatik Andi Vrapi ishte sot për të na zbuluar detaje që nuk i dinim rreth personazheve të famshëm shqiptarë tek të cilët shumë prej nesh gjejnë frymëzim.

Për herë të parë në #thuajemepepsi ai rrëfeu se shumë shpejt do të jetë në një format të ri televiziv dhe do të mund ta shohim çdo javë në ekran megjithëse momentalisht ka vendosur ta mbajë të fshehtë.

Andi është një ndër ata gazetarë i cili shquhet për intervistat e tij disi thumbuese dhe argëtuese por që shpeshherë janë të vështira për t’u realizuar.

Ai u shpreh se ka shumë personazhe të cilët nuk janë të lehtë për t’u intervistuar për shkak se ndonjëherë i keqkuptojnë pyetjet apo i shmangen atyre ngacmuese.

Gazetari tregoi se Salsano Rrapi ka qenë një ndër personazhet më të vështirë për të pasi ai i përgjigjej pyetjeve me shumë zgjuarsi duke manovruar fjalët dhe për Andin nuk ishte aq e lehtë ta përfundonte atë.

Suada Sherifi është gjithashtu në listën e tij si vajza e cila ndërpreu intervistën për të blerë një palë syze të reja dielli duke mos treguar seriozitetin e duhur.