Celebrities Magazine Showbiz

Cilët janë personazhet VIP më të spikatur të kësaj jave në “Social Top 5”?!

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

8. Shtëpisë i janë shtuar 2 banorë të rinj. Banori i parë, i cili është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë është Gerti Koxha, i cili merret me modeling dhe hyn në BBV “për të rifreskuar atmosferën në shtëpi”. Këtë javë ai ka shtuar 1000 ndjekës në Instagram.

7. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë gjithashtu 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram.

6. Një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “BBV” është Lorenc Hasrama, një nga këngëtarët më të njohur, i cili nisi karrierën e tij të sukseshme në një nga edicionet e “The Voice of Albania”. Rrjeti menjëherë ka reaguar me hyrjen e tij, duke përmendur këtu lidhjen në të shkuarën me Keisi Medini, por kjo ka qenë në avantazhin e tij, duke fituar gjithashtu 1 mijë ndjekës të rinj.

5. Aktori Elvis Pupa, artist i mjaft viteve në skenat shqiptare dhe së fundmi banor në shtëpinë e “BBV”, nga 152 mijë ndjekës ka shkuar në 153 mijë ndjekës, duke fituar kështu 1000 ndjekës të rinj.

4. Dea Mishel Hoxha është përballur dy herë me Kutinë e Pandorës dhe njihet tashmë për aleancat dhe dinamikat që krijon në shtëpi. Banorja që prej datës 24 dhjetor ka grumbulluar këtë javë 2 mijë ndjekës.

3. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar gjithashtu 2 mijë ndjekës në Instagram.

2. Krisja e marrëdhënies së re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini ka ngjallë mjaft interes në sytë e publikut, ku kjo e fundit ka arritur të fitojë 3 mijë ndjekës.

1. Kiara Tito këtë javë nga 668 mijë ai ka shkuar 673 mijë, duke fituar plot 5 mijë ndjekës të rinj në Instagram.