Celebrities Live From Tirana

Cilët personazhe të njohur janë në krye të “Social Top 5”?!

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From  Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë mjaft e bukur dhe mjaft interesante. Personazhet si ata shqiptarë por edhe ata të huaj gjithashtu janë në vëmendjen e të gjithë fansave  dhe të ndjekësve të tyre për shkak të veprimeve të tyre.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5- Në vend të pestë këtë javë ndodhet një prej finalistëve të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri. Ai ka shtuar 4 mijë ndjekës.

4- Aktori por njëkohësisht edhe banori i “Big Brother VIP” Donald Veshaj ka shtuar 5 mijë ndjekës.

3- Artistja e njohur Ronela Hajati, e cila edhe do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” këtë javë ka shtuar gjithashtu gjtihashtu 5 mijë ndjekës.

2- Në vend të dytë qëndron Adis Patushi, i cili ka shtuar 5 mijë e 100 ndjekës gjatë kësaj jave.

1- Vendin e parë e zë artistja e njohur Fifi, e cila ka shtuar plot 6 mijë ndjekës.

Personazhet e huaj:

5- Kanye West këtë javë ndodhet në vendin e pestë dhe ka shtuar 500 mijë ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë artistja Adele, e cila ka shtuar 2,2 milion ndjekës.

3- Në vend të tretë qëndron këngëtarja me famë botërore Rihanna, ajo ka shtuar plot 3 milion ndjekës.

2- Kim Kardashian është në vendin e dytë me 4 milion ndjekës të shtuar.

1- Në vend të parë në këtë “Social Top 5” qëndron biznesmenia e njohur e cila sapo ka sjellë në jetë edhe djalin e saj Wolf Webster. Ajo ka shtuar 5 milion ndjekës.