Celebrities Music

Coldplay dhe Selena Gomez bëhen bashkë për lançimin e albumit më të ri!

Gati për publikim të menjëhershëm, projekti i ardhshëm i Coldplay thuhet se do të quhet ‘Let Someone Go’ dhe pason bashkëpunimin e tyre në krye të listave me grupin e të rinjve adoleshent korean BTS të titulluar ‘My Universe’. Grupi i përbërë nga Chris Martin, Guy Berryman, Will Champion dhe Jonny Buckland do të lançojnë albumin e tyre të ardhshëm ‘Music of the Spheres’ me datë 15 tetor. Një burim i tha ‘The Sun’ se:

Chris ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i Selenës dhe është një ëndërr e bërë realitet që ajo më në fund të këndojë në një këngë të Coldplay.

Ata vazhduan duke pretenduar se krijuesi i hitit ‘Paradise’ shkroi këngën enkas për ish yllin e ‘Disney Channel’ dhe ata kanë të planifikuar një shfaqje speciale live. Ata kishin shkruar një baladë të bukur për të, të cilën ata e regjistruan së bashku në muajin prill. Duke qenë se ajo është shumë e popullarizuar me të rinjtë, grupi shpreson që bashkëpunimet si ky të ndihmojnë në mbajtjen e fansave të brezit të ardhshëm të grupit.

Chris kohët e fundit tha se projekti më i ri i grupit të tij ishte frymëzuar nga ‘Star Wars’, pasi ai shikoi filmat dhe mbeti duke pyetur veten se si tingëllon muzika në planetët e tjerë. Duke folur në The Zach Sang Show, ai tha:

Një herë po shikoja Star Wars dhe ata kishin skenën me grupin Cantina, apo jo? Pyes veten se si janë muzikantët në të gjithë universin dhe kjo çoi në gjithë këtë gjë dhe ne tani kemi këtu. 

Në videoklipin për Higher Power, grupi performon në planetin Kaotica, e cila është e populluar nga qen robot, hologramë gjigantë dhe një bandë rruge vallëzuese. Chris ka konfirmuar gjithashtu se i gjithë albumi do të vendoset në planetin imagjinar. Ai ka zbuluar se albumi  i ardhshëm mund të jetë një nga të fundit që Coldplay lançon, pasi ai nuk mendon se grupit i ka mbetur shumë kohë para se të ndalojnë së prodhuari albume.