Ish-kampioni i luftimit stil UFC, Conor McGregor ka rënë së fundmi në telashe me autoritetet në France pasi është arrestuar për “tentativë sulmi seksual dhe ekzibicion seksual” në ishullin turistik të Korsikës.
Lajmi i soll fillimisht nga rrjeti AFP Sport, që tha se McGregor është arrestuar për “ekspozim të turpshëm,” por më pas u publikua njoftimi i prokurorisë vendase.
“Pas një ankese të depozituar për akte që mund të përshkruhen si tentativë sulmi seksual dhe ekspozim seksual, zoti Conor Anthony Mac Gregor u thirr për një dëgjesë në polici,” thanë autoritetet.
Incidenti i vogel bëri që McGregor të anullonte një pjesmarrje në një garë bamirësie të shtunën me bicikleta uji, ku merrte pjesë dhe pricesha e Monakos, Charlene.
McGregor është arrestuar dhe më parë për incidente te vogla në SHBA dhe në vend-origjinën e tij Irlandë.
Ai është tërhequr zyrtarisht nga sporti në fillim të vitit por shumë besojnë se është një hile për të marrë një ofertë sa më të mirë për rikthimin e tij.