Showbiz

Courteney Cox flet për ribashkimin e Friends: “Do të jetë e mahnitshme”

Aktorja e famshme Courteney Cox e cila ka luajtur Monica-n në serialin shumë të dashur të publikut “Friends”, së fundmi ka folur për herë të parë për ribashkimin e tyre.

Në një intervistë për gazetarin Kevin Nealon, në “Hiking with Kevin”, 55-vjeçarja rrëfeu emocionet që kasti i “Friends” përjetoi kur u bashkuan të gjithë së bashku pas 25 vitesh.

Për Cox është e mahnitshme që ata do të mblidhen për të folur për serialin e për të kujtuar momentet më të bukura të tij. “Ne do të kalojmë kohën më të mirë, do të jetë e mahnitshme” -tha ajo duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e fansave.