Aktualitet

COVID-19/ Situata e qëndrueshme, 6 pacientë në spital!

Në 24 orët e fundit në vend, janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë,  2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore          40
Të shëruar në 24 orë       14
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530
Raste pozitive                  275,574
Raste të shëruara             271,826
Raste Aktive                         251
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            136
Fier                  32
Vlorë               16
Shkodër          14
Elbasan           10
Lezhë               11
Berat                9
Gjirokastër      9
Durrës             5
Korçë               6
Kukës               3