Aktualitet

COVID-i i merr jetën regjisorit Muharrem Fejzo

Arti shqiptar është sërish në zi, COVID-i i mori jetën regjisorit të njohur Muharrem Fejzo, i cili u shua në moshën 87-vjeçare. Firmën e tij e mbajnë filma që kanë lënë gjurmë në Kinematografinë tonë si “Kapedani”, në bashkëpunim me Fehmi Oshafin, si dhe “Mësonjtorja”, “Muri i gjallë”, “Operacioni zjarri”, “Pranverë e hidhur” e “Mëngjese të reja”.

Muharrem Fejzo është vlerësuar me Titullin “Naim Frashëri” e me Urdhërin “Mjeshtër i Madh”. I lindur në vitin 1933 në Kolonjë, pasi përfundoi Liceun Artistik për Skulpturë në 1954-ën, u diplomua në Degën e Aktrimit e më tej për Regji në Institutin e Lartë të Arteve. Në një postim në rrjetet sociale, djali i tij, kantautori Joe Ardit Fejzo shkruan: “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”.