Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bashkojnë përsëri forcat, ja si do të titullohet kënga e tyre e re!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore me të cilat nuk ka zhgënjyer asnjëherë deri tani. Së fundmi ka ardhur me disa bashkëpunime dhe i ardhshmi duket se do të jetë akoma dhe më i bukur, kjo pasi Dafina do të sjellë një tjetër bashkëpunim me artistin e njohur Yll Limani. Këtë na e kanë bërë të ditur me anë të një fotoje të postuar në Instagram nga videoklipi i këngës së re, e cila do të titullohet “Kaje” dhe do të publikohet së shpejti.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek ka gjetur sërish dashurinë e jetës. Kudo po qarkullojnë  pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri, duke dalë në një nga lokalet në Prishtinë. Mes çiftit nuk mungojnë as momentet romantike, si prekjet dhe përqafimet. Por si ka reaguar Dj Geek lidhjen e re të Dafinës? Duket se tepër mirë, pasi dyshja po vazhdon bashkëpunimet dhe kjo romancë nuk i ka penguar në punë.