Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar shumë bashkëpunime, mos ndoshta i rradhës do të jetë me…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta.

Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore me të cilat nuk ka zhgënjyer asnjëherë deri tani dhe me anë në të një shkrimi në videon e Tik Tok të postuar ka zbuluar se këtë verë do të publikoj 7 projekte të reja muzikore. Ditën e sotme Dafina ka postuar një video ku duket në shoqërinë e artistit të njohur, Bruno dhe të gjithë mendojnë se mos ndoshta mes tyre do të ketë një bashkëpunim muzikor.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet. E nëse jeni kuriozë se çfarë mendimi ka lidhur me këto lajme ish- partneri i saj, epo duket se nuk është aspak problem për të.