Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri publikon foton e parë me të dashurin e ri!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Dafina Zeqiri ka nisur një romancë të re. Ky është lajmi më i shpeshtë që ka qarkulluar kohët e fundit. Ndonëse deri tani ka munguar një reagim zyrtar nga këngëtarja. Së fundmi ajo ka bërë një lëvizje, duke postuar një foto ku duket e përqafuar nga krahët e një mashkulli, ndonëse ka zgjedhur të mos e bëjë publike fytyrën.

Vetëm pak ditë nga publikimi i kënës së fundit me producentin Elgit Doda, që titullohet “Si mua je ti” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku, papritur Dafina paralajmëroi projektin e ri muzikor me reperin e njohur Elinel. Kënga e re titullohet “A mke dashtë” dhe duket se është një tjetër baladë dashurie, e cila tashmë është publikuar.