Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri zbulon arsyen pas së cilës ‘fshihet’ bashkëpunimi me Lyrical Son!

Dafina Zeqiri ka lançuar shumë këngë të reja dhe ka paralajmëruar shumë bashkëpunime së fundmi, disa prej tyre që do të jenë dhe pjesë e albumit që ajo po nxjerr në treg “Dafinë Moj”. Një prej tyre duket të jetë dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me Lyrical Son, këngë e cila ende nuk ka mbushur 24 orë nga publikimi. ‘Llafe llafe’ ka mbi 500 mijë klikime dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas një projekti ku kanë bashkuar forcat dy nga artistët më të pëlqyer të tregut tonë muzikor.

Me ritme dhe një klip shumë veror, megjithatë një tekst i ndjerë që flet për ndarje, ‘Llafe llafe’ duket të ketë prekur zemrat e dëgjuesve.

Para pak orësh, Dafina bëri një postim në Instagram, ku teksa tregonte një seri fotosh nga një ‘look’ i saji në klip ka gjetur mundësinë të falenderoj fansat e saj për mbështetjen dhe ka treguar si lindi bashkëpunimi i saj me reperin Lyrical Son, që siç thotë dhe këngëtarja u krijua si shkak i kërkesës së shumtë nga ndjekësit e të dyja palëve.

Projekti i fundit me Lyrical Son, i cili do të jetë edhe pjesë e albumit #Dafinëmoj  u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falenderoj nga Zemra ! Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju ! Unë jetoj me MUZIKËN dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja, në këtë pikë jemi të gjithë të bashkuar. Dua që te ju kam gjithmonë pranë duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja!

Kujtojmë se, së fundmi Dafina ka lajmëruar se do të nxjerrë një këngë të re ‘më shpejtë nga çfarë ne mendojmë’ në bashkëpunim me Arilena Arën dhe se projekti i tyre do të jetë pjesë e albumit të Arilenës. Duket se nuk ka gjë që e ndal Dafinën, pasi së fundmi ajo ka zbuluar se gjithashtu do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Kida.