Gossip Showbiz

“Daily Mail” artikull për Dua Lipa-n dhe pushimet e saj në Shqipëri!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa prej disa ditësh po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, së bashku me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Diva e muzikës pop ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa nga vendet që ka vizituar, duke përfshirë vizitën e saj në Parkun Kombëtar të Butrintit apo edhe momente teksa kërcen muzikë popullore shqiptare me një gotë raki në kokë e shami në dorë, duke u treguar të gjithëve se është një shqiptare e vërtetë.

Mesa duket këto pushime të Dua-s kanë marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi së fundmi prestigjiozja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bukuroshes, ku flet për pozat sensuale dhe veshjet e 25-vjeçares.

Gazeta gjithashtu ka treguar për origjinën shqiptare të artistes dhe vendet që ajo ka vizituar. Mendojmë se Dua ja arriti që të gjithë të kthejnë vëmendjen te origjina e saj, te Shqipëria jonë e bukur me destinacione përrallore.

Rikujtojmë, se Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin, organizojnë në Kosovë që nga viti 2016 një nga koncertet më të mëdhenj, “Sunny Hill Festival”. Festivali ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta dhe artisten me famë botërore, Miley Cyrus apo dhe Dj e njohur ndërkombëtar Calvin Harris. Pavarësisht pandemisë, “Sunny Hill Festival” do të organizohet sërish këtë vit. Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali.