Showbiz

Dashnor Diko rrëfen historinë komike me emrin e tij

Në emisionin “Ndryshe” ishte në linjë telefonike këngëtari Dashnor Diko. Ne e njohim dhe e kujtojmë shpesh prej emrit dhe këngës “Por si bananja”.

Për sa i përket emrit të tij Dashnori ndau për Top Albania Radio një histori shumë të bukur, por edhe komike. Ai kishte marrë një ditë në telefon këngëtaren Aurela Gaçe.

Por në atë moment ishte përgjigjur nëna e saj dhe e kishte pyetur se kush e kërkonte. Kur ai i ishte përgjigjur: Dashnori, nëna e Aurelës ishte nervozuar duke ju kthyer: “Dashnori i S…..”

Gjatë intervistës me Salsano Rrapi dhe Palomën pati shumë të qeshura dhe rrëfime të padëgjuara më parë nga Dashnor Diko, që i dhanë më shumë energji programit.