Showbiz

David Guetta dhe Sia sërish në një bashkëpunim

Ajo është një ndër këngëtaret dhe tekstshkrueset më të talentuara ndërsa ai një Dj dhe muzikant super i suksesshëm dhe kur dy artistë të mëdhenj bëhen bashkë, gjëra të mira ndodhin.

Vite pas publikimit të hitit të tyre të jashtëzakonshëm, “Titanium”, Sia dhe Guetta kanë bashkuar forcat për të sjellë një tjetër hit.

Këngëtarja prej një kohe të shkurtër nuk ka qenë aktive me prodhimin e këngëve të reja por mesa duket këtë surprizë e ka mbajtur të fshehtë me shumë fanatizëm për fansat e saj.

Pak orë më parë ata kanë lançuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Flames”. Ashtu si “Titanium” edhe kjo këngë është pritur pozitivisht nga publiku dhe që në orët e para të lançimit të saj ka marrë mijëra shikime në platformën “Youtube”.