Design Showbiz

Del në shitje rezidenca super luksoze e aktores Debbie Reynolds/ Ja se sa kushton…

Debbie Reynolds ishte një aktore, këngëtare dhe sipërmarrëse amerikane. Karriera e saj zgjati gati 70-të vite. Ajo u nominua për çmimin e “Globit të Artë” për portretizimin e saj të Helen Kane në filmin e vitit 1950. Roli i saj shpërthyes ishte si personazhi Kathy Selden në “Singin’ in the Rain” në vitin 1952. Aktorja ndërroi jetë në datën 28 Dhjetor në vitin 2016.

Sipas “The Dirt”, vila në pronësi të ikonës së Hollywood-it Debbie Reynolds, është në shitje. Rezidenca luksoze me 3 dhoma gjumi dhe 3 tualete në lagjen Valley Village në San Fernando të Los Angeles, e cila u ble nga Reynolds për 220 mijë dollarë në vitin 1987, është nxjerrë në shitje për 2.1 milion dollarë.

Prona u shit në pranverën e vitit 2019, dy vite e gjysmë pas vdekjes së Debbie, për 1.113 milion dollarë, dhe pas disa kohësh ajo u shit përsëri, vetëm disa muaj më vonë, për rreth 1.85 milion dollarë, ku ju shit aktorëve Amanda Fuller dhe bashkëshortit të saj, Matthew Bryan Feld. Fuller është e njohur për rolet e saj në serialet “Orange Is The New Black” dhe “Last Man Standing”.

E përshkruar si një mini-pasuri e vitit 1929 me një sipërfaqe prej 0.21 hektarë, shtëpia prej 2.093 metra katrorë ka një oborr në pjesën e jashtme. Hyrja kryesore të çon direkt në një dhomë gjigante që përfshin dhomën e ndenjes dhe kuzhinën në anën tjetër, e cila ka një pamje të mrekullueshme dhe duken kaq elegante të shtruara me dysheme prej druri me dërrasa të gjera dhe tavane të harkuar me trarë të ekspozuar. Kombinimi është kryesisht në ngjyrat e bardha dhe të zeza. Tavolina në dhomën kryesore është prej druri ndërsa në kuzhinë është prej mermeri. I gjithë arredimi ka përzierë hijeshinë e cilësisë së mirë me komoditetet më të fundit.

Dhoma kryesore e gjumit është e lidhur me një dhomë tjetër, ku thuhet se Reynolds mbante pianon e saj. Gjithashtu, suita ka një tualet pranë me kombinimin e dushit dhe vaskës. Ndër përfitimet e pronës, të treja dhomat e gjumit kanë qasje të drejtpërdrejtë në kopsht. Oborri gjithashtu ka një pishinë me një xhakuzi dhe pak më tutje ka një vend për të pushuar dhe për të ndezur zjarr. Pronës i mungon një garazh, por ofron parkim të mbyllur jashtë rrugës.

Reynolds thuhet se ka jetuar në këtë vilë nga koha kur e bleu atë në vitin 1987 deri në vitin 2001. Gjatë 15 viteve të fundit të jetës së saj, ajo ishte pronarja e asaj vile luksoze, por më pas vendosi të transferohej në Beverly Hills për të jetuar pranë vajzës së saj, Carrie Fisher. Aktorja u shua në moshën 84-vjeçare, një ditë pasi mbylli sytë vajza e saj, aktorja e njohur Carrie Fisher e cila ishte 60 vjeçe. Zemra e Debbie-t ndali 24 orë kur pushoi së rrahuri ajo e Carrie, e njohur si princesha Leia e serialit “Star Wars”. Ajo shkëlqeu me rolet e arrira në filma muzikorë e jo vetëm, që i siguruan dhe një kandidaturë në “Oscar” në vitin 1964.