Showbiz

Del nga rehabilitimi, Demi Lovato i rikthehet jetës normale

Demi Lovato është krejtësisht e kuruar dhe gjendet në shtëpinë e saj në Los Angeles. Ajo është larguar përfundimisht nga qendra e rehabilitimit dhe është gati t’i kthehet jetës normale por sigurisht të rrethuar nga paparacët.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja 26-vjeçare është fotografuar duke shëtitur me miqtë e saj në Los Angeles dhe dukej në formë të shkëlqyer.

Me një veshje sportive dhe pa grim, Demi shihet e lumtur teksa bisedon me miqtë e saj. Ajo ende nuk ka bërë një deklaratë ku rrëfen se kur do të jetë gati për projekte të reja muzikore.