Showbiz

Demi Lovato dhe Machine Gun Kelly në një lidhje?!

Vetëm 2 muaj pas ndarjes nga Austin Wilson duket se këngëtarja e famshme Demi Lovato është në krahët e një tjetër mashkulli.

Mbrëmjen e kaluar ajo u fotografua në shoqërinë e reperit Machine Gun Kelly i cili mori një famë të madhe pasi publikoi ‘diss’-in muzikor kundrejt Eminem, “Rap Devil”.

Dyshja ishin duke shijuar disa momente së bashku në një klub nate deri në orën 2 të mëngjesit e më pas janë fotografuar të buzëqeshur duke dalë nga aty.

Ky takim i papritur i dyshes së famshme vjen vetëm pak ditë pasi Demi Lovato performoi himnin kombëtar të SHBA-ve në “Super Bowl”.