Showbiz

Demi Lovato feston Krishtlindjen pranë mamasë dhe motrës së saj

Ky vit rezultoi mjaft i vështirë për këngëtaren me famë ndërkombëtare Demi Lovato pasi në muajin korrik ajo thuajse humbi jetën nga një mbidozë.

Gjysmën e mbetur të vitit 26-vjeçarja e kaloi në një qendër rehabilitimi ku u trajtua për varësinë e saj dhe tashmë duket se gjërat i janë kthyer normalitetit.

Demi zbuloi për të gjithë fansat e saj se si e kaloi Krishtlindjen nëpërmjet postimeve të shumta në historinë e Instagram-it.

Nëse vizitoni faqen e saj do të shihni se ajo pati një mëngjes të ngrohtë familjar pranë mamasë dhe motrës së saj. Vajzat ishin ulur poshtë pemës duke hapur dhuratat e tyre por edhe të qenushëve të vegjël ndërkohë që këngëtarja i sigurua të kapte çdo moment me celularin e saj.