Showbiz

Demi Lovato na prezanton të dashurin për ditëlindjen e saj

Javët e fundit e kemi parë këngëtaren e famshme Demi Lovato me një të dashurin e saj të ri, aktorin Max Ehrich.

Dyshja kanë qenë të pandarë duke u bërë bashkë për projekte të ndryshme lidhur me karrierën e tyre si dhe udhëtime të shumta duke shijuar privatësinë.

Në ditëlindjen e saj të 27-të, ylli i muzikës ka bërë një dedikim të veçantë për të dashurin e saj duke përshkruar me detaje lidhjen e tyre dhe kohën që shpenzojnë së bashku.

“Ndihem kaq e dashuruar dhe e pranuar nga ty si askush tjetër. Je një njeri kaq i bukur dhe i pres me padurim ditëlindjet e tjera krah teje. Ti je një rreze e vogël drite dhe pozitiviteti në jetën time. Nuk jam ndjerë asnjëherë kështu” -shkruan ylli i muzikës duke bërë tashmë zyrtare lidhjen e saj me aktorin e Netflix.