Bota

Dënohet ish-presidenti francez, Sarkozy do të mbajë byzylyk elektronik!

Nicolas Sarkozy dënohet me një vit heqje lirie, por nuk do të shkojë në burg. Ish-presidenti francez, sot u shpall fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2012. Dënimi lidhet me faturat false, në rastin e ashtuquajtur “Bygmalion”.

Ish-shefi i Elizesë, i cili nuk ishte i pranishëm në Gjykatën Penale të Parisit, në momentin e dhënies së vendimit, tashmë duhet të mbajë byzylykun elektronik.

Dënimi do të kryhet mbi bazën e regjimit të mbikëqyrjes elektronike. 66-vjeçari nuk do të shkojë në burg.

Gjyqtarja Caroline Viguier, tha se faktet e paraqitura janë shumë të rënda ndërsa pritet që avokatët e Sarkozy-së ta apelojnë vendimin. Me të, janë marrë të pandehur edhe 14 persona. Me “vetëdije” Nicolas Sarkozy shpenzoi të paktën dyfishin e shumës më të lartë të lejuar për fushatën zgjedhore e që është 22.5 milion euro. Në mënyrë të vullnetshme, shmangu kontrollin për shpenzimet shtesë, gjithnjë të lidhura me fushatën.

Për ish-Presidentin e Republikës, ky është dënimi i dytë gjyqësor. Në mars, u dënua me tre vjet e gjysmë për korrupsion e ndikim të paligjshëm, në një rast “përgjimesh”. Sarkozy, i cili mohon me forcë akuzat, e apeloi vendimin e drejt apelimit do të shkojë dhe vendimi i sotëm.