Aktualitet Bota

Ish-presidenti Sarkozy refuzon komentet për Gadafin gjatë shpërndarjes së autografeve dhe librit!

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po jepte dje autografe duke promovuar volumin e dytë të kujtimeve të tij, teksa gjyqi i korrupsionit është shtyrë për në 2025. Teksa shpërndante librin e tij ‘Le temps des combats’ në qytetin bregdetar Arcachon në jugperëndim të Francës, ai refuzonte pyetje mbi rryshfetet që ka marrë nga lideri i ndjerë libian Muamer Kadhafi për financimet ilegale të fushatës elektorale.

Gjyqi i Sarkozy për rryshfetet e fushatës bashkë me 12 të akuzuar të tjerë, pritet të sjellë prova eksplozive mbi paratë e liderit libian, me të cilat ai fitoi zgjedhjet e 2007. 68-vjeçari i mohon akuzat por është dënuar dy herë më parë për korrupsion dhe influlencim të paligjshëm ndaj gjykatësve për financimet e fushatës.

Mes të akuzuarve të tjerë është dhe krahu i djathtë i Sarkozy, Claude Gueant, ish-kreu i tij i fushatës Eric Woerth dhe ish-mministri Brice Hortefeux. Hetimet erdhën pas zbulimeve të rrjetit investigativ Mediapart që publikoi dokumentin ku Kadafi pranonte t’i jepte Sarkozy deri në 50 milionë euro.

Sarkozy është rikthyer në vëmendje në Francë pas publikimit të volumit të dytë të kujtimeve të tij dhe pas komenteve se territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë nuk duhet të njihen.