Auto & Moto

Deri në këtë vit 75% e automjeteve në SHBA mund të jenë elektrike!

Deri në 75% të automjeteve në Shtetet e Bashkuara mund të jenë elektrike deri në vitin 2050. Kjo është bërë e ditur në një raport nga Instituti i ekspertëve për politikën energjetike dhe klimatike ‘Energy Innovation’. Ai vë në dukje ndikimin e madh te 17 shtetet që tashmë ndjekin rregulloret e emetimeve të Kalifornisë për të lejuar vetëm automjetet me emetim zero deri në vitin 2035.

Në të vërtetë, raporti pretendon se kjo mund të rezultojë që më shumë se 239 milionë automjete në rrugët amerikane të jenë tërësisht elektrike deri në vitin 2050. Raporti vë në dukje se shtetet si Virxhinia dhe Masaçusets kanë ligje “që i lidhin” automatikisht me standardet e reja të automjeteve të miratuara në Kaliforni, por shumica e shteteve të tjera kërkojnë miratimin e agjencisë ose ligjvënësve që rregullat e reja të zbatohen.

Rikujtojmë, se tudiuesi korean i tregut SNE Research doli me një analizë janar-shkurt 2023 duke zbuluar se CATL është ende prodhuesi më i madh i baterive të makinave elektrike në botë, duke marrë një pjesë të tregut prej 33.9%, pas saj pason BYD me 18.2% dhe LG Energy Solution është i treti me 13.3%. Është e rëndësishme të theksohet se pjesa e tregut nga viti në vit e CATL ra nga 35.1%, por gjithsesi u rrit ndjeshëm në drejtim të dërgesave absolute duke shkuar nga 19GWh në 2022 në 25.5GWh në 2023.