Celebrities Showbiz

Dëshira e fansave të tyre po plotësohet, së shpejti kemi dasmë nga Blake Shelton dhe Gwen Stefani!

Ata janë një prej çifteve më solid të industrisë të cilët fansat i adhurojnë t’i shohin bashkë. Bëhet fjalë për çiftin e muzikantëve, Blake Shelton dhe Gwen Stefani. Ata kanë shumë vite të lidhur dhe vetëm disa muaj më parë u fejuan.

51-vjeçarja e ndau asokohe vetë në Instagram këtë lajm të bukur, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti. Mirëpo, së fundmi ata kanë zbuluar se po planifikojnë të martohen së shpejti. Kur u pyetën në emisionin “Today”, Blake tha se ata po planifikojnë të bëjnë ditën e tyre të madhe këtë verë nëse gjithçka shkon sipas planit.

Me COVID-19, duket se mund të jetë në rregull, por nuk e di. Pra, ky është plani paraprakisht. Ne do të shohim. Kam frikë nëse unë dhe ajo do të presim deri në nëntorin e ardhshëm, atëherë kur unë përsëri kthehem në ciklin e ‘The Voice’. Dhe me të vërtetë dua të jem në gjendje të kem shumë kohë para dhe pas martesës.

Rikujtojmë se çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri. Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa para pak kohësh u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.