Showbiz

Detaje të reja nga ngjarja e frikshme ku Eminem gjeti hajdutin brenda shtëpisë së tij

Në prill të këtij viti reperi Eminem u zgjua në 4 të mëngjesit pasi disa zhurma të çuditshme po dëgjoheshin në shtëpinë e tij.

47-vjeçari u gjet përballë një hajduti i cili kishte hyrë me dhunë duke thyer dritaren e shtëpisë së tij. Mattew David Hughes u përball me reperin i cili menjëherë thërriti forcat e sigurisë.

Tashmë i burgosur, 26-vjeçari po përballet edhe me disa akuza të reja. Një oficer i policisë është shprehur në seancën gjyqsore të mbajtur para pak ditësh se personi ka hyrë në shtëpinë e Eminem me qëllimin për ta vrarë.