Film & Tv Showbiz

Detaji që po bezdis shikuesit e serialit “The Gentleman”!

Seriali “The Gentlemen” është në vendin e parë si më i ndjekuri në Netflix në nivel global. Ky projekt është ngjitur në krye të listës globale si më i ndjekut në platformën e transmetimit. Kjo ndjek Eduard Hornimanin, djalin e larguar të një aristokrati anglez, i cili pas vdekjes së babait të tij, papritur trashëgon një pasuri prej 15,000 hektarësh dhe titullin e dukës, ndërsa njëkohësisht e gjen veten të përfshirë në botën e krimit të Londrës.

Shikuesit nuk ndalojnë së foluri për këtë serial dhe duket se në rrjet ka një ankesë të madhe. Seriali në të cilin luan Guy Ritchie është një ndërtim i vazhduar (spin-off) i filmit të tij të suksesshëm me të njëjtin emër që u publikua në vitin 2019 dhe aktualisht është më i shikuari në këtë platformë në botë.

Theo James në serial ka përjetësuar aristokratin e ri Eddie Halstead, i cili pas vdekjes së babait të tij trashëgon një pronë të madhe. Eddie shpejt zbulon se në pronë ndodhet një fermë marihuane dhe se familja e tij është përfshirë në botën e krimit. Kaya Scodelario luan Susie Glass, shefen e sindikatës. Shumë shikues janë entuziazmuar me kiminë e këtij çifti aktorësh, megjithatë janë ndjerë të frustruar sepse ata nuk përfunduan së bashku në fund, edhe pse kishte një pritje të madhe që dyshja të binin në dashuri.

Në platformën e rrjeteve sociale X (ish-Twitter) disa nga komentet e fansave ishin: “Gjithë kohën vetëm këtë prisja”, “Shpresoja që ata dy në fund do të ishin së bashku ose të paktën do të putheshin. Supozoj se kjo do të ndodhë në sezonin e dytë”, “Vërtet duhej të përfundonin me një puthje”, “I gjithë ky tensioni seksual dhe në fund asgjë”. Seriali “The Gentlemen” është në vendin e parë të serialeve më të shikuar në Netflix në nivel global. Në javën e parë në platformën e transmetimit, ka 81 milionë orë shikime me gjithsej 12 milionë shikime. Ka gjithashtu një rezultat prej 75 për qind në Rotten Tomatoes dhe 51 për qind në Metacritic. Në IMDb, seriali mori një vlerësim prej 7.8 dhe përmbledhja e përgjithshme e Google e vlerësimeve të audiencës është 4.5 nga 5.