Showbiz

Dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet babai i Lindsay Lohan

Michael Lohan është arrestuar ditën e hënë pas disa akuzave të ngritura nga ish-bashkëshortja e tij Kate Major.

Kjo e fundit dhe Lohan kanë qenë të martuar për një vit para se t’i jepnin fund në 2015-ën.

Aktori 59-vjeçar fillimisht u fut në paraburgim pas deklaratës së Major e cila pretendonte se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.

Ish-çifti kanë konfliktuar edhe më parë për shkak se Michael kishte kërkuar shërbime eskortë ndëkohë që ishin të martuar. Sipas Kate ai e goditi me varëse rrobash para se ta mbërthente nga fyti që i shkaktoi traumë dhe hematoma të dukshme.