Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora zbulon surprizën e saj të dytë për këtë sezon veror!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të re, e cila ishte një bashkëpunim mee Noizyn dhe titullohet “Kalle”. Duket se Dhurata ka punuar edhe për një projekt tjetër dhe ditën e sotme na ka zbuluar se një tjetër këngë e re do të publikohet nesër në orën 18:00 dhe titullohet “Pa mu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Yll Limani ka ripostuar një Instastory të një fanseje të Dhurata Dorës ku kërkohej një bashkëpunim mes saj dhe Yllit, krahas këngëtari ka shkruar: “Do bënim diçka, po kjo patur plane të tjera’”.

E duket se këtë ‘ankesë’ të Yllit, artistja e ka marrë parasysh dhe e ka ftuar publikisht për një bashkëpunim.