Celebrities Music Showbiz

“Dhurata po vjen me dhurata!” Çfarë po ‘gatuan’ këngëtarja?!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E duket se së shpejti do të kemi një surprizë nga Dhurata.

Artistja e njohur ka zbuluar se ka nisur punën për një këngë të re. Në një postim të fundit të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, Dhurata ka njoftuar fansat se po vjen me projektin e saj të ri të quajtur “Criminal”. Në përshkrimin poshtë videos së publikuar ku performonte një pjesë të këngës, artistja shkroi:

Dhurata po vjen me dhurata. Criminal.

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.