Aktualitet

Digjet automjeti në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shpëtojnë mrekullisht tre gra dhe një fëmijë!

Një makinë është djegur totalisht në aksin Pogradec – Qafë Thanë, por kanë shpëtuar mrekullisht tre gra dhe një fëmijë.

Sipas dëshmitarëve personat që ndodheshin brenda kanë dalë menjëherë nga mjeti, pasi ka marrë flakë.

Policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të mësuar më shumë rreth situatës.