Rajoni

Digjet makina e nënkryetares së komunës Leposaviç në Veri të Kosovës! Osmani: Synon ta pengojë integrimin e serbëve!

Makina e Dragana Miletiç nënkryetares së komunës së Leposaviçit në veri të Kosovës është përfshirë në flakë mbrëmjen e së hënës.

Miletiç , para disa muajsh kishte raportuar në polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Një reagim për djegien e makinës së saj ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajtur akt kriminal.

Ajo ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se në veri të vendit janë djegur disa makina, ku vetëm në një javë janë djegur më shumë se 10, si shkak i konvertimit të targave në RKS.