Celebrities Gossip Showbiz

Diva e muzikës pop, Beyonce nominohet për herë të parë për një çmim Oscar!

Për herë të parë në jetën e saj, diva e muzikës pop Beyonce është nominuar për një çmim Oscar. Artistja e cila tashmë ka një numër rekord të çmimeve Grammy, mori një nominim për këngën më të mirë origjinale për “Be Alive”, që shoqëroi filmin ‘King Richard’. Kënga është një himn frymëzues dhe me vokalin e fuqishëm të Beyonce-s, është e përsosur për dramën, që trajton ngritjen e Venus dhe Serena Willams, nën drejtimin e babait/trajnerit të tyre, Richard Williams.

Motrat Williams njoftuan për herë të parë këngën e re surprizë në tetor, kur u publikua traileri për ‘King Richard’. Will Smith, i cili luan si Richard dhe fitoi një nominim si aktori kryesor për performancën e tij, më vonë zbuloi bashkëpunimin me Beyoncé.

Më parë pritej që Beyoncé të fitonte një nominim për Oscars 2020, pasi ajo publikoi këngën “Spirit” që shoqëronte ‘Lion King’. Megjithatë, nuk ndodhi. Tani që, më në fund, është në garë për një trofe, ajo do të konkurrojë kundër Lin-Manuel Miranda (“Dos Oruguitas”, Encanto), Billie Eilish dhe Finneas (“No Time to Die”, No Time to Die), Van Morrison (“Down to Joy”, Belfast) dhe Diane Warren (“Somehow You Do”, Four Good Days).

‘King Richard’ është nominuar gjithashtu për çmimet ‘Best Picture’, ‘Best Supporting Actress’ (Aunjanue Ellis), ‘Original Screenplay’ dhe ‘Editing’.

Rikujtojmë se ceremonia e çmimeve Oscar 2022 do të mbahet të dielën, më 27 mars 2022 dhe do të transmetohet në ABC. Ndërkaq, së fundmi Beyonce ka vendosur që t’i mahnisë të gjithë fansat e saj me paraqitjen e fundit. 28-herë fituesja e ‘Grammy’ kishte një veshje me lëkurë gjarpri të kuqe teksa shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni në një video dhe foto të reja të postuara në llogarinë e markës së veshjeve në rrjetin social Instagram. Zbuloni më shumë në këtë link.