Music

Dj XXL sonte në “Selected By”!

Programi muzikor “Selected By” këtë të dielë sjell atë që të gjithë ne kemi nevojë, muzikë shumë të mirë dhe këngë të përzgjedhura me shumë dashuri nga Dj të TAR. Në programin tuaj të preferuar të muzikës do të jetë në krye, ai që do t’ju prezantojë me muzikët më të mira për të kaluar një mbrëmje sa më të këndshme, Dj XXL.

Do të jeni nën shoqërinë e Dj XXL, i cili sjell një larmishmëri përzgjedhjesh muzikore nga zhanre të ndryshëm. Në orën 20:00 nis maratona dy orëshe e muzikës. Do të keni mundësinë të dëgjoni pak nga të gjitha, e gjithë kjo falë formatit që sjell Top Albania Radio për të qenë më pranë njerëzve!

Kujtojmë se Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur, “Top Albania Radio”.

Na ndiqni sonte në radion më të dashur për të gjithë!