Celebrities Gossip Showbiz

“Do ta merrni vesh shumë shpejt!”, Stresi sapo habiti me përgjigjen e tij në lidhje me Keisin

Lidhja mes reperit Stresi dhe Keisi Bezhanit është përfolur shumë në media, pasi ndarjet dhe ribashkimet mes tyre kanë qenë të shumta. Së fundmi, prej distancës dhe mungesës së dedikimeve mes tyre është përfolur se ata mund t’i kenë mbyllur njëherë e mirë gjërat mes tyre.

Megjithatë, Stresi na ka habitur me përgjigjen e tij kur një ndjekës e pyet për Keisin duke na shtuar dyshimet se gjërat mes tyre mund të jenë rregulluar.

Në një ‘Ask me a question’ që reperi ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, ai është pyetur nëse është ndarë apo është sërish me Keisin. Stresi ka publikuar një story të dikurshme të saj, ku e cilësonte reperin si “Bisha ime” dhe krahas saj shkruan:

Do ta merrni vesh shumë shpejt

Kjo përgjigje e tij na ka shtuar dyshimet se diçka mes tyre po ndodh dhe jemi me të vërtetë kuriozë ta dimë.

Reperi ka publikuar para vetëm tre ditësh një këngë të titulluar “Po foli i fundit”, e cila pati një sukses të menjëhershëm. Shumë artistë e përkrahën duke e shpërndarë këngën e Stresit dhe kënga ka arritur mbi 1 milion klikime.