Celebrities Live From Tirana

“Do ta shikoni shumë ndryshe…”/Ervin Kurti tregon pyetjen që do t’i bëjë Luiz Ejllit në intervistë pas daljes nga “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti. Si e ka gjykuar Ervini shakanë e Ronaldos me miellin e hedhur në tokë brenda shtëpisë së “BBV” dhe si e ka parë rifutjen e Efit, Kiarës, Ronaldos dhe Bledit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, si i shikon në lojën e tyre brenda “BBV” Ervini dy miqtë e tij, Dean dhe Bledin?

Të dy janë interesantë, për solidaritet do të mbështesja Dean ndërsa për lojë Bledin. Bledi mendoj se po iu nxjerr në pah banorëve disa mentalitete, qasje, orientime, po përdor pak intriga, sigurisht në kuptimin e mirë të fjalës. Në atë shtëpi duhet të ketë sfida, diçka për të folur por Bledi e bën pak agresive.

Si e shikon Ervini lojën e Luizit brenda “BBV” dhe si do e bindte atë për ta pasur në një intervistë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Si njeri nuk e njoh por si lojtar është super i fortë, nuk mendon individualisht por fut në lojë edhe lojtarët e tjerë, e mban aktive shtëpinë. Është një lojtar që kur banorët bien në gjumë ai fut një lojë, dramatizon situatën, etj. Sa për intervistën unë kam shoqe Kiarën dhe kaq do mjaftonte që ai të vinte. (qesh). Do t’i ofroja një qasje ndryshe në intervistën që do të kisha me të. Njerëzit do shihnin një anë të Luizit që nuk e kanë parë më para. Do ta pyesja se si ka qenë marrëdhënia me nënën e tij para se ajo të ikte në Amerikë.