Showbiz

Doja Cat transformohet në një Marilyn Monroe

Doja Cat njihet për eksperimentet e ndryshme në stilin e saj të modës. Por këtë herë reperja ka gjetur frymëzimin te simboli ikonik i bukurisë së femrës Marilyn Monroe, për prezantimin e koleksionit të saj më të ri të “Pretty Little Thing” të dielën në mbrëmje.

Këngëtarja e njohur e “Say So” kishte stiluar flokët e shkurtra kaçurrela të kthyera mënjanë, qerpikët e gjatë dhe më e rëndësishmja kishte vendosur një maskë ngjyrë të verdhë.

25 -vjeçarja kishte kombinuar veshjen e saj me nuancat e ngjyrës kafe, një pellush kaf, pantallona lëkure dhe një triko të ngushtë pas trupit. Gjithashtu ajo e kishte plotësuar pamjen e saj edhe me disa aksesorë ari.

Në fotografitë e Doja Cat duket sikur kemi para syve një Marilyn Monroe të dytë. Pamja e tyre duket njëlloj dhe stili i saj na kthen pas në kohë duke na bërë nostalgjikë.