Showbiz

Dokumentari për abuzimet me të mitur, ndalohet transmetimi i këngëve të Michael Jackson

“Leaving Neverland” është dokumentari i Michael Jackson i cili ka tronditur publikun e gjerë e sidomos fansat e zjarrtë të këngëtarit të ndjerë.

Përreth 4 orë në këtë dokumentar Rade Robson dhe James Safechuk rrëfejnë historitë e tyre sesi janë abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga Jackson.

Tani përkatësisht 36 dhe 41-vjeç, dy protagonistët tregojnë detaje dhe fakte që këto abuzime kanë ndodhur vërtetë. Edhe pse ky dokumentar ka shkaktuar mosbesim nga shumë njerëz sa i përket vërtetësisë së këtyre rrëfimeve, BBC ka marrë masa kundrejt këngëtarit legjendar Michael Jackson.

Këngët e tij nuk do të transmetohen më në këtë platformë dhe ky vendin është marrë që në datën 23 shkurt. Përfaqësues të BBC Radio, janë shprehur se e vlerësojnë shumë kontributin e Jackson në industrinë e muzikës por ata i shërbejnë një publiku që nuk toleron situata të tilla.