Bota Botë e Çuditshme

Domethënia e vezëve të skuqura gjigante në rrugët e Brazilit!

Tre vezë të mëdha të skuqura u shfaqën në një nga sheshet në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil. E gjitha kjo është bërë për të përgatitur vendet për valën e të nxehtit që i pret në ditët në vijim dhe për shkak të së cilës temperaturat mund të arrijnë një rekord sezonal.

Skulpturat Art-Eggccident, me tematikë se si të “gatuhen vezët në rrezet e diellit të shndritshëm“, janë një instalim arti 3D që shfaqet nga artisti holandez Henk Hofstra, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për krizën klimatike. Ekspozita është pjesë e një festivali që promovon qëndrueshmërinë mjedisore përmes artit dhe mbahet në pesë qytete në Brazil. Në ditët në vijim, temperaturat pritet të arrijnë maksimalisht rreth 37 gradë Celsius në Sao Paulo.