Celebrities

“Dorëzohet” burri i Aurela Gaçes; bëhet pjesë e videoklipit të këngëtares

Deri më sot Skerdi, bashkëshorti i Aurela Gaçes kishte zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave dhe të shfaqet shumë pak në rrjetet sociale.

Megjithatë, së fundmi Aurela ka zbuluar se gjysma e saj më e mirë do të jetë protagonisti i videoklipit të saj të radhës.

Në një postim në Instagram, këngëtarja e shumë dashur nga publiku jep lajmin tërheqës për të gjithë ndjekësit që janë njëkohësisht dhe fansat e saj.

“Ju prezantoj me partnerin e videoklipit🤍. Ai do të qëndrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re qe ka PREMIEREN sot ora 18:00! Për shume arsye… por presim dhe pak ore 🤍! “ÇUPA NGA VLORA” …PËR PAK ORË”-shkruan këngëtarja në rrjetin social Instagram.