Celebrities Gossip Showbiz

E ka nisur mbarë, Melinda Ademi paralajmëron bashkëpunimin e radhës!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Duket se artistja ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e saj shumë shpejt me një tjetër projekt muzikor duke zbuluar kështu edhe se kënga e radhës do të jetë sërish një bashkëpunim. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë reper, por për artistin Skerdi me të cilin bashkëpunon për herë të parë. E duket se ndryshe nga ‘Ferrari’, ‘Mafioza’ që është dhe titulli i duetit do të jetë më shumë ritmike duke iu përshtatur sezonit veror.

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.