Celebrities Gossip S’e Kam me Ty

“Solli të shoqen dhe të dashurën…”/Skerdi Faria zbulon rastin e papritur në klinikë dhe tregon ndërhyrjet që bëjnë më shumë shqiptarët!

I ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë doktori Skerdi Faria. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me operacionet më të shpeshta që kërkohen në klinikën KEIT dhe jo vetëm…

Deri tani a ka bërë Skerdi ndonjë ndërhyrje estetike apo jo?

Para disa vitesh tentova të bëja një trajtim estetik, trajtim të cilin e bën ime shoqe dhe e bëjnë shumë femra, PRP që merret gjaku centrifugohet dhe është trajtimi më bio që ekziston sepse është gjaku yt. Janë shumë gjilpëra dhe më dhembi si dreqi sepse ne meshkujt nuk durojmë, e bëra edhe pa krem pa anestezi dhe thashë larg qoftë nuk bëj më asnjë lloj gjilpëre. 

Personave që nuk e kanë të nevojshme për të bërë rimodelimin e gjoksit por këmbëngulin dhe duan ta bëjnë patjetër ju çfarë i sugjeroni?

Për fat të mirë nuk janë raste të shpeshta, janë të menaxhueshme, kemi pasur një rast ekstrem e cila erdhi bashkë me të shoqin dhe e kishte operuar njëherë gjoksin tek ne dhe e donte akoma më të madh. Sa më të madh që ta bësh gjoksin aq më shumë probleme mund të kesh nesër pasnesër, ne refuzuam dhe i thamë që ta bënte diku tjetër ne nuk e marrin përsipër sepse do t’i prishej jeta, nga pesha e madhe e protezave do t’i varej më tepër gjoksi. Peshë është ajo, sa më të madh ta kesh gjoksin dëmtohet edhe shtylla kurrizore. 

Ndodh që në klinikë të vijë një zotëri, i dashuri, i fejuari, bashkëshorti dhe të paguajë për partneren? Pra nuk e marrin si ofendim?

Vijnë shpesh, sidomos gjatë verës nga jashtë. Emigrantët të cilët sjellin të dashurën osë të fejuarën i bëjnë dhuratë një ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë njëherë që në të njëjtën ditë një zotëri solli operoi dhe gruan dhe të dashurën edhe ndodheshin në dy dhoma të ndryshme në repart dhe në fillim hyri tek njëra për ta parë dhe pastaj tek tjetra dhe e përshëndeti. 

Cilat janë ndërhyrjet estetike që kërkojnë më shumë shqiptarët dhe të huajt?

Në vend të parë është si gjithmonë operacioni i hundës, pastaj vijon me operacionet e gjoksit sepse janë disa lloje. Gocat e reja zakonisht bëjnë zmadhim gjoksi, lifting me ose pa proteza. Është një kategori tjetër ku femra bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, reduktim i gjoksit që shpesh e bëjnë jo vetëm për anën estetike por më tepër nga ana shëndetësore.