Showbiz

Drake, bamirësi me 10.000 dollarë akullore

Reperi i famshëm Drake po çmend fansat dhe publikun me albumin e tij më të ri “Scorpion” e veçanërisht me këngën “In My Feelings” që është shndërruar ne një sfidë kërcimi për të rinjtë në të gjithë botën.

Në këto temperatura të larta reperi ka vendosur të freskojë disa nga fansat e tij në Los Angeles. Ai ka shpenzuar 10.000 dollarë për akullore të cilat i ka shpërndarë vetë artisti.

Drake e ndërmori këtë nismë për të promovuar albumin e tij më të ri pasi në paketimin e akulloreve ishin shkruar vargje nga tekstet e këngëve të tij.

Mesa duket reperi ka gjetur mënyrën perfekte për të promovuar muzikën e tij e duke i bërë fansat e lumtur në të njejtën kohë.