Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa merr urimet më të ëmbla për ditëlindjen e saj!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj të 26-të. Ylli i muzikës pop me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit, e po ashtu edhe nga familjarët e saj. Një dedikim të veçantë i ka bërë e ëma, Anesa Lipa, e cila ka ndarë disa fotografi nga fëmijëria e artistes. Ajo shkruan:

Ndihem sikur kam mbyllur sytë dhe koha ka ikur. Duket sikur dje ke mësuar të ecësh dhe tani po vrapon drejt gjithçkaje që jeta mund të të ofrojë. Urime ditëlindjen, të dëshiroj gjithë lumturinë e botës! Të dua pa fund!

Gjithashtu edhe babai i saj, Dukagjin Lipa i është drejtuar këngëtares me fjalët më të ëmbla. Teksa e uron për ditëlindje, ai e quan atë “shoqen e tij më të ngushtë”.

Shoqja ime e ngushtë që nga dita e parë. Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Të dua shumë!

Karriera muzikore e Dua-s filloi në moshën 14 vjeçare, që kur nisi të bëjë këngë ‘cover’ nga artistë të tjerë në YouTube. Ajo tani është një prej artistet më të suksesshme në tregun ndërkombëtarë dhe ka fituar çmime të mëdha.

Krahas karrierës së suksesshme, Dua po shijon prej disa vitesh lidhjen me modelin Anwar Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella. Edhe ky i fundit nuk ka mungur që t’i kushtojë bukuroshes fjalët më romantike.

Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia! Të dua pëgjithmonë!