Celebrities Showbiz

Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindje me fjalët më të ëmbla!

Nëna e Dua Lipës, Anesa Lipa, ka feston ditën e djeshme ditëlindjen e saj. Artistja ndodhet prej kohësh larg familjes duke qenë se jeton me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid dhe kështu ka vendosur që të ëmën ta surprizojë me një urim emocionues.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në “Instagram” para miliona ndjekësve disa foto të saj shumë të ëmbla nga fëmijëria ku shihet me të ëmën dhe disa të tjerë të shkrepura vitet e fundit. Në urimin e saj Dua shkruan se falë të ëmës është ajo që është sot dhe se nuk do të ishte vetvetja pa të.

Mama! Gëzuar ditëlindjen! Ti je gruaja më e fortë që unë kam njohur dhe me zemrën më të madhe në botë. Të të shihja ty, njeriun që ti je, të mbushur me dashuri, kujdes, mirësjellje dhe empati teksa unë rritesha më ka bërë kjo që jam sot. Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për të gjithë ne. Nuk do të isha unë pa ty! Të dua dhe shpresoj të kalosh ditën më të bukur.

E ëma i është përgjigjur se i mungon shumë dhe ka shkruar në shqip fjalët:

Të dua!

Rikujtojmë se, ditën e djeshme, Dua Lipa njoftoi se ka shtyrë sërish turneun në Evropë, për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.