Celebrities

Dy muaj pa artisten Hueyda El Saied, flet bashkëshorti i saj Thierry Grosjean!

Balerina, aktorja, këngëtarja, modelja, moderatorja, piktorja e shkrimtarja, Hueyda El Saied, ndërroi jetë në muajin nëntor pas një sëmundje të gjatë. Ndarja nga jeta në moshë të re ka lënë të pikëlluar të gjithë miqtë dhe kolegët e saj, teksa reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Bashkëshorti i Hueyda El Saied, Thierry Grosjean ishte mëngjesin e sotëm në një rrëfim emocional në “Wake Up”. Në një lidhje me Skype ai tregoi si kanë qenë këto dy muaj pa Huedyën dhe arsyen se pse vendosi që ajo të prehet në Luksemburg. Për më shumë na tregon Thierry:

Ajo nuk donte që njerëzit të njenin keqardhje për të. Ishte e rëndësishme të qëndronte e përqëndruar në ndryshimet që po pësonte dhe n1% procesin e rekuperimit. Duhet të ishte e përqendruar në luftën e kësaj sëmundje. Kjo ishte arsyeja pse ajo e mbajti sekret vetëm me ne dhe rrethin e ngushtë familjar. Kanë qenë dy muaj shumë të vështirë për mua dhe Gabriel. Dhe pse fizikisht ajo nuk është mes nesh do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe të Gabriel. Isha unë ai që vendosa që ajo të prehet në Luksemburg, për të qenë pranë meje dhe djalit. Unë shkoj çdo ditë në varreza dhe flas me të.

Si e priti Gabriel largimin nga jeta të nënës së tij?

Eshtë kënaqësi ta shoh tim bir çdo ditë dhe ta rris atë. Ai gjatë gjithë atyre muajve të vështirë e dinte çfarë po ndodhte. E dinte që nëna e tij mund të largohej nga jeta. Ne flasim çdo ditë për Hueydën. Nuk kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. Nuk kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. U dashuruam edhe më fort. Nuk kam pengje… Ajo është në zemrën time dhe të Gabrielit çdo sekondë. Mjekët, infermierët dhe të gjithë ne ishim shumë krenarë për gjithë rrugëtimin e saj.

I pyetur nga Ori dhe Isli se çfarë kërkesash kishte këtë herë Gabriel në ditëlindjen e 7-të të tij, ai rrëfeu se janë gjëra mes tyre, por zbuloi se i kërkoi një festë me shokët dhe shoqet e shkollës dhe se nuk kishte ndonjë kërkesë të veçantë.

Ne flasim në çdo moment të ditës për Hueydën, kemi objekte, sende kudo në shtëpi që në çojnë tek ajo.

Ndërsa përsa i përket teksteve të shkruara që Hyeyda ka lënë teksa përshkruante proceset e saj pasi u prek nga sëmundja, Thierry u shpreh se në një moment të dytë do t’i bëjë publike, pasi kanë nevojë për redaktim dhe sistemim.