Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it bëhen prindër për herë të dytë!

Modelja e njohur Karlie Kloss është bërë nënë për herë të dytë. Ish-engjëlli i “Victoria’s Secret” ka mirëpritur fëmijën e dytë më 11 korrik. Bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, e bëri njoftimin në Instagram duke shpërndarë një foto të të porsalindurit të tyre. Megjithatë, ai nuk e bëri të ditur emrin e fëmijës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joshua Kushner (@joshuakushner)

30-vjeçarja njoftoi në maj se ajo dhe Kushner ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmi për shtatzëninë e parë të saj u shpall në tetor 2020 dhe Kloss solli në jetë djalin Levi, tashmë 2-vjeç. Ndërsa krijuesja e “Kode With Klossy” e mban private jetën e saj familjare, ajo e quajti mëmësinë gëzimin më të madh në një intervistë në vitin që lamë pas. Kloss dhe Kushner janë bashkë që nga viti 2012 dhe në vitin 2018 biznesmeni i propozoi për martesë bukuroshes.