Showbiz

Supermodelja e famshme në pritje të ëmbël, do të bëhet nënë për herë të parë

Pas dy vitesh martesë, supermodelja e famshme Karlie Kloss dhe biznesmeni Joshua Kushner do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas burimeve për “People”, modelja është në pritje të ëmbël. Më 18 tetor, me rastin e përvjetorit të martesës së tyre, Kloss dedikoi fjalët më të ëmbla në Instagram për njeriun e zemrës:  “Dashurohem me ty çdo ditë e më shumë. Gëzuar 2 vjetorin.”

Rikujtojmë se çifti u martua në vitin 2018 dhe në ceremonin e tyre ishin të pranishëm emra shumë të famshëm. Në dasmë morën pjesë vëllai i Joshua, Jared Kushner dhe gruaja e tij, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka.

Ceremonia ishte shumë private dhe u mbajt e fshehtë. Karlie bëri edhe një dasmë të dytë në qershor 2019, ku ishin të ftuar miqtë dhe familjarët që humbën festën e parë.