Celebrities Showbiz

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë!

Modelja e njohur, Karlie Kloss është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet Instagramit partneri i 28-vjeçares, Joshua Kushner. Biznesmeni 35-vjeçar ka publikuar një foto të fëmijës së porsalindur, por gjininë kanë preferuar të mos e zbulojnë, të paktën për momentin.

Kloss konfirmoi se ishte shtatëzënë në tetor të vitit që lamë pas. Rikujtojmë se çifti u martua në vitin 2018 dhe në ceremonin e tyre ishin të pranishëm emra shumë të famshëm. Në dasmë morën pjesë vëllai i Joshua, Jared Kushner dhe gruaja e tij, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka.

Ceremonia ishte shumë private dhe u mbajt e fshehtë. Karlie bëri edhe një dasmë të dytë në qershor 2019, ku ishin të ftuar miqtë dhe familjarët që humbën festën e parë.