Bota Health & Beauty

E detyroi ish-partneri, modelja pendohet që kreu operacionin për të zgjatur këmbët me 14 cm!

Modelja gjermane, Theresia Fischer, ka kryer një operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra. 31-vjeçarja ka zbuluar se i ka kushtuar më shumë se 150 mijë euro, por tani është penduar për këtë veprim që ka marrë.

Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Fischer, e cila mori pjesë edhe në “Big Brother”-in gjerman, gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është pikërisht fakti që ka zgjatur këmbët e saj.

31-vjeçarja ka treguar se bënte sherr përditë me partnerin e vete, i cili shpesh herë i ushtronte presion psikologjik. Ai i thoshte se ‘ti e di se sa shumë më pëlqejnë femrat e gjata, do doja të ma plotësonit dëshirën’. Gjithashtu ai i ulte vetëbesimin duke i thënë ‘ti s’mund të bësh asgjë pa mua, ke nevojë për mua’.

“Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin të besosh se nuk je asgjë pa të”, ka thënë modelja e njohur.

Operacioni që futi shufra metalike në këmbë,  e bëri atë të arrinte gjatësinë 1.80 metra. Ajo shprehet se nëse do e kthente kohën pas, nuk e do kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

“Më vjen turp sepse pranova një operacion që nuk duhej t’i nënshtrohesha”, tregoi 31-vjeçarja.